Deputetët votojnë sot propozimet e Zharkut për homologimin

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 13:23 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që pas pauzës së seancës që po mbahet për gjendjen në Luginë të Preshevës, të votohet propozimi i Lutfi Zharkut në seancën për homologimit., raporton EkonomiaOnline

Propozimet e Zharkut:

Vendimi që duhet të merret është, 1. Të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim i ministrisë së infrastrukturës.

2. Të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ i ri.

3. Deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe nën 4  urgjent të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.

Kuvendi vendosi me propozimin e deputetit Glauk Konjufca për votimin e këtij propozimi.

“Është dita e fundit nëse sot kuvendi nuk merr vendim automatikisht vazhdohet monopoli prandaj bëni thirrje tek deputetët që të mblidhemi të gjithë në 14:30 ose 15. Të mblidhemi dhe ta votojmë këtë dokument të rëndësishëm”, tha Konjufca.

Të ngjashme