Deputeti austriak i PE-së: Qytetarët e Kosovës më të rinj në Evropë, ende janë të bllokuar

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, është shprehur i shqetësimin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, edhe pse Kosova ka popullin më të ri Evropë është vend i mbyllur dhe qytetarët nuk mund të lëviz lirshëm.

“Është kënaqësi për mua të jem në Kosovë, më falni që nuk flas Gjuhën Shqipe”.

“Kosova siç dihet është vendi më i ri në Evropë dhe populli më i ri Evropë është i mbyllur, nuk mund të lëviz lirshëm”, është shprehur ai.

Ai në konferencë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin shtoi se ishte kënaqësi për të që ishte pjesë e Samitit dixhital.

“Isha pjesë e samitit dixhital në Prishtinë dje me ministrin e Ekonomisë dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe më vjen mirë që Kosova tregoi që mund të jetë pjesë e samitit”, tha ai.

Të ngjashme