Deputeti Bajqinovci: Anëtarësia nuk duhet ta lejoj LDK-në të bëhet instrument i Thaçit

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Vetëvendosje ka qëndrim pozitiv për koalicion me LDK-në, pavarësisht se nuk e ka amnistuar për qeverisjet e kaluara.

Natyrisht, nuk mund ta respektojmë pjesën apo periudhën saj kur bashkëpunoi me sistemin e kapësve të shtetit, pavarësisht përpjekjes së saj të manifestojë sjellje ndryshe nga partnerët e saj të djeshëm. Sot, LDK, e ka rastin të tregojë se periudha e bashkëpunimit të saj me kapësit e gllabëruesit e shtetit, nuk e ka kapur edhe vet atë, LDK-në. Udhëheqja dhe sidomos deputetët e saj, kanë rastin të ja rindërtojnë fuqishëm moralin politik e përcaktimin për shtet e për mirëqenie kësaj partie”, ka shkruar Bajqinovci.

Edhe ky deputet, sikurse anëtari i Kryesisë së VV-së, Arbër Zaimi, kanë ngre shqetësime për rolin e presidentit Thaçi në këtë proces.

“Anëtarësia, strukturat e LDK-së, drejtues e deputetë të saj, duhet ta ndihmojnë udhëheqjen e partisë së tyre, që të mos e lejojnë partinë e tyre të kthehet në instrument të Hashim Thaçit për ta bllokuar progresin e zhvillim Kosovës. Vota për LDK-në, angazhimi i anëtarësisë së saj e bindjet e tyre politike, nuk meritojnë të keqpërdorën për nevoja personale të kreut të kapjes së shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme