Deputeti Bajqinovci: Institucionet e sigurisë do ta kenë përkrahjen e Qeverisë dhe Kuvendit

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Zubin Potokut dhe pikën kufitare në Bërnjak.

Bajqinovci ka thënë se institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Kosovë, duhen mbështetur vazhdimisht. E për këtë, ai ka premtuar se do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Sot vizitova komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak, ku u njoftova më për së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika. Institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Republikën tonë, duhen mbështetur vazhdimisht. Ata do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme