Deputeti Demiri i bashkohet GP-së së AAK-së

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT i është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar shefi i GP-së së AAK-së, Daut Haradinaj.

“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

Me shtimin e Demirit, Grupi Parlamentar i AAK-së ka 15 deputetë.

Ditë më parë, deputeti Adem Hoxha nga Grupi Parlamentar 6+ kaloi te Lista Serbe duke bërë që grupi 6+ të shpërbëhet.

Tani pa grup parlamentar kanë mbetur deputetët Albert Kinolli, Duda Balje, Etem Arifi, Fidan Jilta dhe Fikrim Damka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme