Deputeti Gazmend Syla inicon rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti për rrivarrimin e heroinës Qerime Radisheva nga Kruja në Kosovë.

Syla ka thënë se është marrë një vendim nga Këshili Bashkiak i Krujës për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës, por sipas tij, ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkëudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica.

Njoftimi i plotë i Sylës: 

Të nderuar qytetarë, 

Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë. 

Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shote Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejtë Galica. 

Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit. 

Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet!

Të ngjashme