Deputeti gjerman: E mbështesim LDK-në, jemi kundër ndryshimit të kufijve

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 16:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pritur në takim deputetin e CDU-së, Peter Beyer, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë takim me Mustafën kanë qenë nënkryetari Agim Veliu, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe anëtarë tjerë nga kjo parti.

I pari LDK-së, Isa Mustafa gjatë një konferencë të përbashkët për medie, tha se ka marrë përkrahje nga deputeti gjerman për procesin zgjedhor.

“LDK dhe CDU janë parti popullore evropiane dhe jemi bashkë edhe sa i përket politikave ekonomike dhe integruese. E njoftova deputetin për procesin zgjedhor dhe për atë çfarë ne ofrojmë së bashku me në krye me Vjosa Osmanit. Kërkova përkrahjen nga CDU në mënyre që të kemi zgjedhje të pranueshme nga qytetarët dhe mendoj se kjo përkrahje e CDU-së i konvenon qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer ka përkrahur kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani për kryeministre të vendit.

Peter Beyer foli edhe për ndryshim të kufijve, ku tha se kjo gjë nuk duhet të ndodh.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në mesin e juaj dhe dhe nuk është hera e parë që jam këtu dhe jam shumë i informuar. E mbështesim LDK-në dhe kandidaten e saj për kryeministre zonjën Vjosa Osmani. Dëshiroj t’i jap dy porosi. Vërtet është e mirë dhe jam shumë i lumtur që kjo parti nuk ka hyrë në garë me koalicione, sepse konsideroj se nuk është e nevojshme dhe jemi të qëndrimit se Kosova të jetë kështu siç është, pa ndryshime të kufijve”, tha deputeti gjerman.

E kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani u shpreh e bekuar që LDK ka partneritet të mirë me CDU-në.

“LDK është e bekuar që ka partneritet me CDU dhe kemi marrë këshilla të mira nga Peter Beyer. Këto për ne nuk janë vetëm zgjedhje por është mobilizim i qytetarëve për dekriminalizim e skenës politike”, u shpreh ajo.

Të ngjashme