Deputeti Hoti: Koha do ta vërtetoj që modeli më i mirë qeverisës është i LDK-së

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Visa Hoti thotë se edhe pse shumë simpatizant të LDK-së në Llap mund të ndjehen se kanë humbur, në demokraci nuk ka vend për humbje.

Hoti shkruan se qytetarët që për dy dekada e mbajtën LDK-në të parën kanë vendosur që VV të qeverisë për rreth një vit, përcjellë Gazeta Blic.Por ai shprehet i bindur se koha do vërtetojë që modeli më i mirë qeverisës është ai i LDK-së

Në fund ai uroi miqtë e tij që janë anëtarë të Vetëvendosjes-

Ky është postimi:

Mirëmëngjesi,

Sot, shumë qytetarë që janë simpatizant dhe anëtarë të LDK-së në Llap mund të ndjehen se kanë humbur. Megjithatë, në demokraci nuk ka vend për humbje, por vetëm për respektim të votës së qytetarëve.Janë pikërisht këta qytetarë që për mbi dy dekada mbajtën LDK-në parti të parë në Llap, por që sot, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, vlerësuan se për rreth një vit, duhet të qeverisë VV-ja me Komunën e Podujevës.Koha do të vertetoj që prap modeli më i mirë qeverisës është i LDK-së sic e ka vertetuar në shumë qytete tjera.Urime gjithë miqëve të mi që janë anëtarë e simpatizant të VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme