Deputeti i AAK-së i reagon VV-së: Kosova nuk është Kore Veriore e as Iran

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar ndaj Vetëvendosjes në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se qeveria nuk është parti politike e as pronë e kryeministrit dhe se qëndrimi e votimi ndryshe përbën vlerë të demokracisë.

Syla ka thënë se VV-ja është aty ku është sot pikërisht për shkak të qasjes së tyre.

Statusi i plotë të tij:

Veç disa njerëz nga LVV kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë.

Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë.

Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran.

Të ngjashme