Deputeti i AAK-së, Kurtit: E solle Serbinë në Kosovë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Syla ka publikuar videon e një kamioni me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, që ka qarkulluar sot në Kosovë.

Deputeti i AAK’së ka vlerësuar, në një shkrim në Facebook, se Kurti e solli Serbinë në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mjaftë z.Kurti Ju erdhët në pushet duke e  fajësuar çdo politikanë të Kosovës që është ulur në tavolinën e diskutimit me Serbinë. Por, çfarë bërë ti sot, e solle atë në Kosovë. E këtë e bërë duke i’u referuar Kushtetutës së Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës Këtë dëm që po ja bënë Kosovës kurrë nuk do ta falë historia. Nuk të ka mbetur edhe shumë, atëherë ulu e puno për çdo qytetarët të Kosovës, sepse nuk mund ta njollosesh historinë e pastër të Kosovës.

Të ngjashme