Deputeti i CDU-së thotë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në dhjetor

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 17:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer, ka thënë se Gjermania është pro liberalizimit të vizave, por që asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të ndodhë.

Megjithatë, deputeti gjerman ka thënë se një lajm për liberalizim të vizave Kosova mund ta merr para festave të dhjetorit.

Deputeti gjerman ka thënë se Gjermania mbetet kundër shkëmbimit të territoreve dhe se përkrahë integrimin e Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Këto komente deputeti gjerman i bëri pas një takimi që kishte me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Temat janë të përgjithshme qëndrimi ynë është që Kosova duhet të i ruan kufijtë që i ka ne gjithashtu kemi biseduar për miqësinë mes dy shteteve tona. Dhe është vërtetë dëm që jo të gjitha shtetet e Be nuk e kanë njohur Kosovën dhe i ftoj ata ta bëjnë të njëjtën si ne.

“Ne biseduam që Kosova ndodhet para zgjedhjeve dhe është një fazë e shkurtë e fushatës unë ftoj për një proces fer zgjedhor. Kemi biseduar sepse vet sa erdha nga Beogradi dhe kam bërë ftesë në Beograd për rifillimin e dialogut dhe kuo është shumë me rëndësi. Duhet të hyhet në këtë proces pa kushte nga të dyja palët. Ne jemi të gatshëm që shtetet tona mike ti mbështesim gjithmonë”.

“Gjermania është një shtet i sinqertë dhe mbështetës për integrimin e Kosovës në Be e di që shpesh është dukë që ka pas premtime dhe data se kur do ndodhë liberalizimi ne këtë datë nuk ua kemi cekur kurrë. Nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi shtet që nuk ka liberalizim. Nuk do japë datë por mndoj që do jetë një shpërblim për kërshëndella”, tha ai

Këto komente deputeti gjerman i bëri pas një takimi që kishte me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ndërsa Haradinaj tha se shpreson se Kosova pas zgjedhjeve ta rikthejnë dinamikën e agjendës evropiane për Kosovën.

“Kisha nderin të zhvillojmë një takim me Peter Bayer. E shfrytëzova mundësinë që në këtë bisedë të i jap mendimet e mia për gjendjen në Kosova pas dorëheqjes sime. Ne menjëherë pas zgjedhjeve shpresojmë që në Kosovë ata që e marrin besimin ta rikthejnë dinamikën e agjendës evropiane për Kosovës. E luta z.Bayer të vazhdojë mbështetjen për Kosovën pasi Kosova e ka për synin antarësimin në BE”, tha ai.

Gjatë ditës, deputeti gjerman është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Të ngjashme