Deputeti i LDK-së: Ata që kryen atentatin ndaj meje, e kanë vendin në burg – jo në institucione

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm, ka thënë se nuk ka dyshime se sulmi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Rudi ka shkruar se, atentati ndaj tij në vitin 2000, kishte për qëllim ndaljen e lirë të fjalës, dhe punës së ish presidentit, Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

”Sot behen 19 vite qe mbeta ne karroce, kur me 15 dhjetor 2000 ne ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqeve kriminelet shqiptar te udheruar nga shefat e tyre, ben atentat ndaj meje duke u munduar qe te ma ndalin fjalen e lire dhe punen per shtetndertimin e Kosoves, te udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Qe nga ajo dite, une jam ne karroce, ku per keto 19 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara”.

”Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo edhe te lehta, me ndihmuan familja qe vazhdimisht i kisha afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre. Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, e qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane”.

Ai nga Facebook, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të ngirsë zërin për atentatin ndaj tij, njofton Klan Kosova.

”Rruga ime nuk u ndal asnjehere, e une nuk do te ndalem as tash per asnje minute, deri sa kriminelet qe ben atentatin ndaj meje, por edhe qe i vrane edhe shume bashkeveprimtare e kolege te mij, t’i shohim aty ku e kane vendin, ne burg e jo ne institucionet e shtetit. Faleminderit nga te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme”.

Të ngjashme