Deputeti i LDK-së: Jemi duke e marrë në qafë Kosovën, s’jemi duke punuar drejt e mirë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka “shpërthyer” me akuza ndaj të gjitha partive politike në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohej për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se deputetët shqiptarë e kanë sjellë vendin në situatën aktuale dhe se nuk kanë faj as Lista Serbe e as pakicat tjera.

Rexhepi ka thënë se partitë shqiptare, janë duke e marrë në qafë Kosovën dhe nuk po punojnë drejt, shkruan Reporteri.net.

“Na si deputet e kemi pru veten në këtë situatë, nuk ka kanë faj pakicat, as Lista Serbe, as askush, na jemi duke e marrë në qafë Kosovën, na bashkë, LDK-VV, PDK, Aleancë nuk jemi duke punuar drejt edhe mirë, qysh duhet në situata të caktuara”, tha Rexhepi.

Ai tha se duhet bërë bashkë për të gjetur kompromisin dhe të lihen anash gara politike.

“Prandaj nëse e duam këtë Kosovë, duhet me i mbledh mend, duhet të punojmë bashkë me gjetë kompromisin, aty ku mundemi me gjetë, për çështje të caktuara, pastaj gara politike le të bëhet ku do të dëshiron”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se do ta përkrahë projektbuxhetin në komision, me shpresë që qeveria do të ulet me grupet tjera dhe të mos vijë situata që të mos votohet buxheti në Kuvend. 

Të ngjashme