Mustafa: Kur ishin në opozitë – të mishëruar me kauzat e sindikatave, në pushtet u bënë stalinistë-enveristë tipikë

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin që personat të cilët janë në grevë do të pezullohen nga puna dhe do t’u ndalen benefitet.

Ai thotë se Vetëvendosje kur ishte në opozitë ishte parti marksiste-leniniste, ndërsa tani në pushtet janë bërë tipik stalinist-enverist.

Mustafa ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën shihet kur në vitin 2019 lideri i opozitës së atëhershme, Albin Kurti bënte thirrje që mësimdhënësit të vazhdojnë grevën, ndërsa sot Ministria e Financave paralajmëron pezullimin e kontratave të të gjithë grevistëve.

“Kur ishin në opozitë ishin marksist-leninist të pastër, të mishëruar me kauzat e sindikatave. Fillet dhe rritjen politike e patën në rrugë, në protestë. Sot në pushtet, u bënë tipik stalinist-enverist, shtypës të protestuesve, mbrojtës tiranik të pushtetit diktatorial”, shkruan Mustafa. 

Të ngjashme