Deputeti i LDK-së: Njohuritë e Zemajt në shëndetësi janë të mangëta

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka thënë se situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit

Avdyli ka treguar se si e sheh ai Armend Zemajn si ministër të Shëndetësisë.

“Armend Zemaj është politikan i vjetër edhe pse është në moshë të re, ka përvojë në Parlament dhe i njeh politikat. Mendoj se përvoja si politikan mund t’i shërbejë. Njohuritë e tij rreth shëndetësisë janë më të mangëta por besoj se do të arrijë ti kap ato problem dhe shumë shpejt të tregojë suksese. Nuk mund të them se Armendi është ministër i pasuksesshëm, por situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit dhe s’është faji vetëm I Armend Zemajt”, ka thënë Avdyli në T7.

Të ngjashme