Deputeti i LDK-së pyet se çka bisedoi Thaçi me Putinin

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 11:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në hollin e Kuvendit, ka komentuar takimin e presidentit Hashim Thaçi me homologun  tij rus, Vladimir Putin në Paris, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se presidenti e ka për detyrë që të takohet me zyrtarë të lartë të vendeve të tjera, por shtohet pyetja se për çka është diskutuar në takimin me Putinin.

Gashi ka pyetur se “A është diskutuar për territorin e vendit?”, mes të dy presidentëve.

“Në kuadër të detyrave të presidentit është të bëjë takime mirëpo çështja është se çfarë diskutuar, dhe a është diskutuar për territorin e vendit”.

Ndërsa sa i përket seancës së thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj në lidhje me pakon e projektligjeve për agjendën evropiane, ai tha se thirrja e seancës është tendencë për ta shkelur Kushtetutën, raporton EO.

“Kryeministri nuk ka të drejt të ftoj seancë të jashtëzakonshme për lexim të dytë, ajo tendencë ka qenë për shkelje të kushtetuese. Veprimet ad-hoc të Qeverisë po dëmtojnë punën e Kuvendit. Kuvendi duhet të punoj në bazë të kushtetueses dhe jo në bazë të urdhrave të Qeverisë”.

Të ngjashme