Deputeti i LDK’së i drejtohet Kurtit e Vitisë: S’luftohet Coronavirusi me konferenca e nga zyra

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Shkumbin Gashi ka adresuar kritika ndaj qeverisë në detyrë dhe ministrit në detyrë Arben Vitia sa i përket menaxhimit me pandeminë e Coronavirusit.

Deputeti Gashi ka shkruar në Facebook se Ministri Vitia po tregot papërgjegjësi me konferencat e tij për luftën ndaj Covid-19.

“Veprimet e Ministrit të “KONFERENCAVE” për luftën ndaj COVID-19, ku ai me papërgjegjësinë e ti po na dërgon drejt një gjendjeje e cila do te jetë e pa përballueshme sepse, furnizimi me vonesë apo mos furnizim fare me pajisje mjekësore aty ku është me se i nevojshëm është veprim vdekjeprurës”, ka shkruar ai.

Tutje deputeti i LDK-së i ka thënë ministrit Vitia që ta lërë zyrën dhe kolltukun por të ballafaqohet me problemin e krizës.

“Ministër Vitia, leje zyrën dhe kolltukun, del dhe ballafaqohu me problemin e mos u merr me konferenca koti sepse, ti nuk je moderator por je aty edhe pse në detyre me reagu duke e pas pas vetit aparatin shtetëror. Reago deri sa nuk është vonë sepse, mandej do te mbaheni përgjegjës për mos veprimi dhe mos veprimi i juaj do te jete vdekjeprurës për popullin tonë ne emër te të cilit aq shumë thirreni”, ka shkruar ai.

Të ngjashme