Deputeti i Nismës komenton deklaratat e NATO-s për ushtrinë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, njëherit edhe kryetar i komisionin Punë të Brendshme dhe Siguri, ka komentuar deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për ushtrinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Shala ka thënë se edhe përkundër këtyre deklarimeve ushtria do të votohet me 14 dhjetor.

“Deklarata e sekretarit të përgjithshëm është deklaratë e tij, një institucioni mjaft të rëndësishëm për neve, për FSK-në. Por, sido që të jetë atë të cilën e ka kërkuar që të mos ketë ndryshime kushtetuese, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, do të ketë ndryshime ligjore”.

“Kjo çështje do të ecë më datën 14. Tash mbetet çështje e kryeministrit. Kryeministri pati një deklaratë në Parlamentin e Kosovës, që më 14 dhjetor do të kemi ligjet e FSK-së në seancë dëgjimore, në dëgjimin e dytë” .

“Besoj që nuk ka ndryshime dhe nuk ka lëkundje të askujt ndaj këtij qëndrimi, sepse deri këtu kemi ecur bashkë me partnerin tonë kryesor, siç është NATO, dhe bashkë me të do të vazhdojmë edhe më tutje”.

Të ngjashme