Deputeti i Parlamentit Evropian kërkon të rritet vetëdija e qytetarëve për problemet mjedisore

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 10:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur sesioni i dytë i punës i Takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Romeo Franz, deputet i Parlamentit Evropian nga Grupi i të Gjelbërve, Aleanca e Lirë Evropiane, tha se duhet të rritet vetëdija e qytetarëve për problemet mjedisore.

“Çfarë është duke ndodhur me zbatimin e rekomandimit të ri nga Raporti i Komisionit, puna e modernizimit Kosova A dhe Kosova B, e kemi edhe ndotjen e ajrit dhe të ujërave, kemi problem me menaxhimin e ujërave të zeza dhe nuk është duke u bërë mjaftueshëm”.

“… kur bëhet fjalë për mbeturinat ato përfundojnë në vendet të paligjshme në shumë raste, a ka raporte për këtë nga OJQ-të lokale që na paraqesin situatën në rajon. Është e rëndësishme që të rrisim vetëdijen e qytetarëve për problemet mjedisore”.

Ndërsa Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, tha se duhet të merren vendime të guximshme për të ruajtur ato çka i posedojmë.

“Ndryshimet që po dalin si pasojë e krizës klimatike ato kanë filluar të dalin në sipërfaqe dhe duhet të marrim vendime të guximshme për të shpëtuar atë që na ka mbetur”.

“Ne duhet të investojmë në burimet tona, por jo në një infrastrukturë komplekse”, tha Pacolli.

Të ngjashme