Deputeti i PDK-së: Çështja e koalicioneve është kapitull i mbyllur

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë që presin rezultate të mira në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në vend.

Në emisionin “Frontal”, ai ka folur edhe për deklaratat që po vinë nga Nisma lidhur me një koalicionin të mundshëm në mes të këtyre subjekteve politike.

Shala tha se nuk ka gjasa për një koalicion me këtë parti, teksa shtoi se nuk pranojnë as kushtëzime.

“Ne kemi pasur dy mbledhje. Çështja e koalicioneve dhe bashkëpunimeve për PDK-në tashmë është kapitull i mbyllur. Ne jemi pjesë substanciale dhe palca kurrizore politike e vendit. Kemi dhënë shumë herë për subjektet tjera. Kemi ofruar kompromise në dëm të lidershipit tonë. Do të shkojmë drejt zgjedhjeve të ardhshme si subjekt politik i vetëm. I kemi shter të gjitha mundësitë që ti ofrojmë dorën partive tjera për bashkëpunim”, ka thënë Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme