Deputeti i PDK-së: Jemi takuar me LDK-në por nuk kemi folur për futje në Qeveri

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë takuar me LDK-në për Pakon e Rimëkëmbjes.

Ai ka thënë se po të mos ishte arroganca e Qeverisë, atëherë do të ishim duke e miratuar pakon e tretë apo të katërt.

“Ne jemi në opozitë. Por e kishim thënë që prej fillimit se do të jemi bashkëpunues. Kjo për faktin se nuk mund ne të jemi kundër shtetit. Jemi takuar me LDK-në por nuk kemi folur për temën e futjes në qeveri. Kemi diskutuar vetëm për ekonominë. Ishim të gatshëm të ndihmojmë qytetarin, madje kërkuam edhe bisedime me partitë tjera opozitare”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme