Deputeti i PDK-së: Në zyrën e Kurtit ishte vetëm “Sorosi junior”

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në Kuvendin e Kosovës ka përmendur disa nga të gjeturat në Raportin e Progresit për Kosovën.

Ai tha se ka qenë shqetësuese sigurimi i dy votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votimin e presidentes.

Berisha deklaroi se Kurti ka kontrabanduar dy vota në Kuvendin e Kosovës.

“Shkeljet burojnë nga dy pozita kryesore, nga ajo e presidentit dhe ajo e kryeministrit. Zgjedhjet e Shën Valentinit atë botë e përcaktuar shumicën përcaktuese, ku u thirr seanca konstituive për votimin e qeverisë dhe pastaj edhe ajo për emërimin e presidentes”.

“Ajo çfarë u pa më pas si shqetësim serioz edhe në Raportin e Progresit të Këshillit të Evropës. Shumica përfaqësuese nuk i kishte votat e mjaftueshme ndaj presidentja disa orë para seancës e siguroi votën e z.Pacollit duke e kontrabanduar port as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kështu kryeministri i siguroi votën tjetër atë të deputetes Grainca duke e kryer veprën penale direkt në Kuvend”.

Deputeti i PDK-së e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shit-blerje të votave në Kuvendin e Kosovës.

“Presidentja dhe kryeministri po kërkojnë me të drejtë që të arrestohen ata që kanë konsumuar veprën penale të shit-blerjes së votës por jo edhe të kry protagonisteve të shitblerjes së votave në Kuvend. Kryeministri akuzoi qeveritarin e qeverisë së kaluar pikërisht për këto vepra për zhvatje, por vet zhvati së paku dy deputetë. Nëse nuk ia llogarisni vetes kjo do ët ndikojë në partneritetin evropian”.

Berisha përmendi edhe vizitat zyrtare që janë realizuar se fundmi në Kosovë.

Ai tha se në përjashtim të vizitës së kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kurtin e ka vizituar vetëm “Sorosi junior”.

“Kemi pasur vetëm një vizitë në Kosovë dhe atë në zyrën e Kryeministrit. Ka qenë ylli i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sorosi junior”, ka thënë ai.

Të ngjashme