Deputeti i PDK-së paralajmëron eskalim të situatës nëse s’përmbyllet dialogu me Serbinë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 17:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të votojnë Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Reçica tha se mund të ketë situate kur do të mund të eskalojë gjendja në vend nga mospërmbyllja e këtij procesi mes dy shteteve.

“Është obligim i Kuvendit dhe gjithë neve ta përmbyllim këtë konflikt. Konflikti me Serbinë mund të përmbyllet vetëm atëherë kur Serbia njeh Kosovës dhe anasjelltas.

“Ka situate kur ne mund të ndodhemi para një gjendje që mund ta eskalojë këtë situatë, prandaj ne duhet domosdo ta përmbyllim këtë konflikt”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/696719457392167/

Të ngjashme