Deputeti i PDK-së për vendimin e Supremes: Është i padrejtë dhe në dëm të qytetarëve, por duhet të respektohet

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 18:14 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtim të Energjisë Elektrike, duhet të respektohet, raporton Ekonomia Online.

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

Berisha për Ekonomia Online, ka thënë vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë ishte në koordinim me Qeverinë e Kosovë.

“Ne jemi parti institucionaliste. Unë personalisht jam i ri shumë, fanatik i institucionalizimit dhe respektimit të vendimeve të institucioneve tona. Ju jeni dëshmitar që në dy shkallë të gjykimit pretendimi i  grupit parlamentar të PDK-së po edhe me mbështetjen e të tjerëve ka depërtuar, ka qenë pozitiv. Në favor të qytetarëve dhe është konsideruar se ZRRE-ja nuk ka pasur të drejtë”, ka thënë Berisha.

Ndonëse thotë se do ta respektojnë këtë vendim, Berisha konsideron se është i padrejtë dhe në dëm të qytetarëve.

Kritika adreson edhe ndaj mazhorancës, për të cilën thotë se kanë filluar ta “dhunojnë drejtësinë e mirëfilltë në Kosovë”.

“Unë konsideroj se edhe sot e kësaj të dite se Qeveria nuk ka të drejtë në shtrenjtimin e rrymës, në një kohë që shet rrymë dhe në anën tjetër blen rrymë me një çmim të paarsyeshëm. Debati tjetër politik që është shteruar në institucionin e Kuvendit por vendimi i Gjykatës Supreme apo Kolegjit atje për mua paraqet vendim final të drejtësisë i cili duhet respektuar për kundër faktit që konsideroj politikisht edhe sipas mendimit të ekspertëve qoftë brenda grupit parlamentar, qoftë të tjerë që kanë konsultuar jashtë rrjetit të deputetëve dhe politikanëve që janë më objektiv dhe dinë me lexu situatën është i padrejtë”, u shpreh ai.

“Mirëpo, unë nuk jam i prirë tash të bëjë siç bënë pozita, të mos respektoj as vendimet e gjykatave të cilit do nivel, qoftë edhe asaj Kushtetues. Por, mendoj se këta me atë procesin e ç’kapjes së pushtetit dhe rihapjes në mënyre shumë më të egër e shumë më banale të lexueshme, po arrijnë me dhunu edhe drejtësinë e mirëfilltë të vendit. Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme përkundër faktit që duhet respektuar si vendim institucional është i padrejtë dhe është në dëm të qytetarëve”, tha Berisha për EO.

Të ngjashme