Deputeti i PDK-së pyet për trajtimin e vrasjes së Xheladinit dhe Balajt, Kurti: Do të flasim me UNMIK

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura e ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin për trajtimin e vrasjes së aktivistëve të VV-së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në prostestat e vitit 2007. Ky i fundit është përgjigjur se kompetenca për t’u marr me këtë çështje i ka UNMIK, por ka theksuar se i kanë shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje dhe tani po presin përgjigje, rapoton Ekonomia Online.

Ai ka pyetur se në takimin me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, a e ka ngritur çështjen e vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

“Sipas njoftimi zyrtar keni pritur përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara dhe ka theksuar se prioritet i tij janë kërkesat e qytetarëve”, tha Nura.

Kurti tha se për vrasjen e Xheladinit dhe Balajt do të flasin me UNMIK, duke shtuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka shkruar shtetit të Rumanisë për këtë çështje po ashtu.

“Si kryeministër konsideorj që UNMIK duhet të flasim për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt dhe kjo cështje duhet të jetë gjyqësore.Kjo duhet të marr rrugën e organeve të drejtësisë dhe 11 policië të Rumanisë me siguri 2 janë vrasës por ata nuk janë nën ombrellën e UNMIK por të Rumanisë dhe prandaj ministrja Haxhiu i ka shkruar Rumanisë”.

E Nura u kundërpërgjigj se këta dy emra kryeministri i ka përdorur gjithmonë ndërsa në foltore i harroi.

Të ngjashme