Deputeti i Vetëvendosjes i arsyeton punësimet familjare: Po bëjmë emërime politike

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se partitë opozitare po e akuzojnë VV’në për punësime padrejtësisht.

Sipas tij, opozita po i quan punësime edhe emërimet politike që po bëhen nga qeveria e Vetëvendosjes.

“Te çështja e punësimeve, tash opozita po zgjedh një diskurs ku edhe emërimet politike i quan punësime partiake. Këta presin që edhe shoferët personalë, e këshilltarët personalë… këta i konsiderojnë punësime”, është shprehur Uka.

Tutje, ai tha se në 20 vjetët e fundit janë bërë dëme, andaj brenda 100 dite nuk mund të rregullohet gjithçka.

“Dëmi që është bërë për 20 vjet nuk mund të rregullohet për 100 ditë”, shtoi Uka.

Të ngjashme