Deputeti i Vetëvendosjes: Në Kosovë e Shqipëri nuk ka parti politike, e kemi kultin e individit

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është shprehur se as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë platforma të qarta politike.

Ai këtu nuk e ka kursyer as Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu është Kryetar i Vetëvendosjes.

“Nuk kemi parti politike as në Kosovë, as Shqipëri, e kemi kultin e individit. As Kryeministri i Shqipërisë, as Kryeministri i Kosovës nuk kanë zhvilluar platforma të qarta politike për rrethanat e sotme”, është shprehur Humolli, njofton Klan Kosova.

“Shteti shqiptar nga fillimi i viteve të 90-ta nuk ka politikë të veten, ashtu sikurse Kosova që janë në shërbim të politikave ndërkombëtare. Ende nuk kanë arritur të vlerësojnë se kë e kanë mik e kë armik. Kjo sjellje është për mendimin tim është naive në raport me rrethanat që janë krijuar në bashkësinë ndërkombëtare”.

“Për fat të keq politika serbe i ka shfrytëzuar shumë më mirë rrethanat ndërkombëtare sesa Kosova. Armiqtë tanë na shohin si komb shqiptar dhe luftën kundër nesh e bëjnë sikur komb”.

Humolli ka thënë se klasa politike kosovare nuk arrin që ta njohë bashkësinë ndërkombëtare.

Të ngjashme