Deputeti i VV-së e zë ngushtë ministrin Latifi, Konjufca: Ministri nuk dëshiron me u përgjigj

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Grupit Parlamentar i LVV-së nga Lista Guxo, Burim Meta e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për një projekt të Qeverisë me Bankën Botërore lidhur me shëndetin mendor. Pasi nuk mori përgjigje të qartë, ministri refuzoi t’i përgjigjej sërish atij..

“Çështja më e rëndësishme për mua është të dijë rreth një projekti për shëndetin mendor që bëhet me Bankën Botërore përmes kredisë së qeverisë tonë. Ju lutem më informoni se deri ku ka mbërri procedura, çka ka të rre rreth kësaj?”, pyeti Meta.

Në përgjigje, ministri foli për “disa projekte që janë në proces të përfundimit që të fillojnë sa më parë”, por nuk foli specifikisht për projektin për të cilin pyeti deputeti.

“A ke pyetje tjetër”, e pyeti deputetin Meta kryeparlamentari Glauk Konjufca, kur pa se ai po e kërkonte fjalën sërish.

“I nderuar kryetar, nuk deshta me pasë, por ia nisi ministri, duke e vendosur dorën në kokë. “Narracioni i ministrit… i nderuar ministër, kjo që e thatë, gjithçka mundet me qenë, por veç përgjigjja të cilën e kërkova në pyetjen time, jo. Të lutem, më thuaj, ku është projekti me Bankën Botërore që është bërë përmes Qeverisë. Ma thuaj të lutem”, shtoi Meta.

Ai tha se këtë pyetje e kishin bërë edhe deputetë të tjerë dhe nuk kishin marrë përgjigje.

Ministri nuk deshi të përgjigjej më.

“Ministër po besoj që e ke kuptu çka po kërkon deputeti. A dëshiron me u përgjigj? Jo. Ministri nuk dëshiron me u përgjigj…”, tha Konjufca

Të ngjashme