Deputeti i VV-së: Edhe Gjermania ka me na e marrë lakmi

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për vendimin e ish Qeverisë “Haradinaj”, për shpronësimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës.

Ai ka thënë se ka pasur dyshime për keqpërdorime të mëdha në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq me të cilat po merret Prokuroria.

Basha ka thënë se Qeveria Kurti ia ka shpëtuar Kosovës 30 milionë euro nga y projekt.

“Janë pshtu 30 milionë euro, edhe 30 këtu. bëjnë 60 milionë. Këto janë shumë pare e me vazhdu me punu qishtu, unë të premtoj që edhe Gjermania ka me na marrë lakmi”, u shpreh ai në ATV.

Të ngjashme