Deputeti i VV-së kërkon tash zgjedhje të reja

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjyshinca përmes Facebook-ut ka shkruar se qeveria Hoti po thellohet në dështim dhe ka kërkuar nga e njëjta dorëheqje.

“DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim.
Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”, ka shkruar Gjyshinca.

 Mbajtjen e zgjedhjeve të reja po e kërkon edhe anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu teksa ka thënë se kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Kosovën në dialog.

Të ngjashme