Deputeti i VV-së kundër martesave mes gjinisë së njëjtë: Kemi shumë probleme të tjera më shqetësuese

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka thënë se është kundër ligjit që lejon martesat mes personave me gjini të njëjtë.

Gjatë seancës ku po diskutohet Projekt Kodi Civil, Meta tha se vendi ka shumë probleme të tjera më të rëndësishme për të diskutuar, raporton Ekonomia Online.

“Sa më përket mua, jam kundër një ligji të tillë. Krahas shumë arsyeve, jam kundër sepse në shtetin tonë nuk e kemi luksin të flasim për çështje të tilla, kur varfëria dhe dukuritë tjera janë shumë shqetësuese”.

“Shto kësaj edhe për moskomunikimin e mjaftueshëm ndërnjerëzor dhe mosmarrjen e inputeve edhe jashtë kësaj shtëpie, të klerikëve fetarë, profesionistëve shëndetësorë, intelektualëve, duke pasë parasysh edhe faktin e tolerancës ndërfetare që e kemi jashtëzakonisht prezent”, ka thënë Meta.

“Unë jam pro familjes së natyrshme. Paramendoni sikur ta kemi të rregulluar me ligj, t’i bashkohemi këtij komuniteti, paramendoni çfarë do të ndodhë pas 50-60 vjetëve”.

“Familja është e shenjtë. Atë që nuk e dua për vete, nuk e dua për askënd në tokë”, u shpreh deputeti nga Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme