Deputeti i VV-së: LDK nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk ka pasur kurrë

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Ai ka thënë se në secilin mandat që LDK ka qenë në qeveri ose pjesë e saj, afër e ka pasur edhe PDK-në.

Ai thotë se LDK nuk ka pasur vija të kuqe për asgjë sepse çkado që kanë thënë qe nuk e bëjnë, e kanë bërë.

“Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale – ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Të ngjashme