Deputeti i VV-së: Marrëveshja për koalicion është arritur

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja për formimin e Qeverisë në mes LVV-së dhe LDK-së është arritur, por po mbahet pengë për shkak të këmbënguljes për kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit.

Kështu thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Basha përmes një postimi në Facebook, thotë se, duhet ta dinë qytetarët që LDK dhe LVV kanë arritur marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në Qeveri.

Por, sipas tij, ajo po mbahet pengë për shkak të këmbënguljes për kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit.

Ai thotë se qytetarët kanë kryer obligimin e vet, e tash presin me fillu qeverisja.

Postimi i plotë

Çka ka rëndësi me kuptu është fakti se marrëveshja për QEVERI është arrit. Pra, duhet ta dijë secili qytetarë që LDK dhe LV kanë marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri, dhe menjëherë pas konstituimit mundemi me votu qeverinë.
Arsyeja pse po mbahet peng komplet marrëveshja për qeverinë është këmbëngulja për kryeparlamentarin dhe sidomos për postin e Presidentit, diçka që ne, vet z. Mustafa, por edhe znj. Osmani si kandidate për Kryeministre, e kemi thënë që nuk do të jetë pjesë e pazareve pas zgjedhjeve, por me marrëveshje dhe kur t’i vie koha. Qytetarët kanë kry obligimin e vet, tash presin që ne me fillu me qeverisë, dhe presin ndryshimin e madh ku ju kthehet dinjiteti dhe shpresa.Z. Mustafa, nuk besoj që është e sinçertë me mbajt peng fatin e 1.8 milion qytetarëve për shkak të një posti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme