Deputeti i VV-së: Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë, në disa të tjera fare – KEDS’i s’guxon të privilegjojë

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar KEDS-in për sipas tij, qasjen e distribucionit në ndaljen e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bajqinovci ka thënë se nuk është e drejtë që në disa lagje rryma të ndalet deri në 6 orë, e në disa të tjera fare.

“Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, ka shkruar mes tjerash ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme