Deputeti i VV-së: Nëse LDK-ja ndjek shembullin e Rugovës, nesër bëhemi me qeveri

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thurrur lëvdata për figurën e Presidentit Rugova në 14 vjetorin e vdekjes së tij.

Basha përmes Facebook-ut ka shkruar se Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençur që ka parë përtej personave.

“Rugova ka ekzistu kur Kosova s’ka pas parti. Rugova ka udhëheq kur Kosova s’ka pas lider. Rugova ka pleqnu kur Kosovës ju ka mohu kuvendi. Rugova ka fol kur Kosovës me dhunë ju ka mbyll goja. Rugova ka hap rrugë kur Kosovës ju kishin mbyll krejt dyert. Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençëm që ka pa përtej personave. Vizioni i tij ka qenë vendi e populli, jo egot e individëve”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se nëse LDK-ja e përcjell shëmbëlltyrën e Rugovës atëherë nesër do të bëhej qeveria.

“Sot nëse LDK synon të përcjell shembëlltyrën e Rugovës, ne që nesër bëhemi me qeveri”, ka shkruar deputeti i VV-së./GazetaExpress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme