Deputeti i VV-së: Nëse liberalizohen vizat më 23 qershor, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza nga ky muaj

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Më 23 qershor do të takohen liderët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

E në këtë takim, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha se mund t’i liberalizohen vizat Kosovës.Për këto deklarime dhe zhvillime tjera në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian,  foli deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha.

Batusha tha se shpreson që me 23 qershor të ndodh kjo.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane theksoi se nëse merret vendimi më datën 23 të këtij muaji, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në shtator ose janar.

“Asnjëherë nuk kam dëshirë të dalin fjalët e armikut, por kësaj radhe po shpresoj shumë. Po dua të besojë që më 23 qershor do të marrim një vendim paraprak për liberalizim të vizave, pasi është proces. Nëse merret vendimi me 23 Qershor nuk do të thotë që me 1 korrik do të shkojmë pa viza, janë edhe disa procedura, varësisht prej vullnetit të shteteve. Nëse merret vendimi me 23 qershor, mund të jetë 1 shtatori ose 1 janari i vitit të ardhshëm (që do lëvizjet pa viza). Gjithsesi nuk po duam të japim data, vetëm po dua ta shpjegoj procedurën” – tha Batusha në KlanKosova.

Deputeti i Vetëvendosje tha se nuk po dëshiron të jap ndonjë date për liberalizimin e vizave për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë.

“Në këtë mbledhje të krerëve të shteteve të BE-së, do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, gjithsesi aty do të jetë diskutimi edhe për Kosovë. Datat, nuk po japin, për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, në lobim kundër Kosovës. Serbia shpenzon qindra miliona euro, kompani lobimi, diplomat që u shpërbejnë itneresave të Serbisë për ta kundërshtu dhe minu Kosovën”- tha ai.

Të ngjashme