Deputeti i VV-së: Nuk po e kuptoj sjelljen e LDK-së, ata kanë qenë pro reciprocitetit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj deklaratave të ashpra të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, i cili tha se taksa duhet të hiqet menjëherë, dhe se VV-ja po bën lojëra politike me këtë situatë.

Bulliqi tha se LDK-ja ka ndarë të njëjtin mendim me VV-në si partner qeverisës për çështjen e taksës dhe reciprocitetit.Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë pro reciprocitetit, duke u shprehur se nuk po e kupton sjelljen e LDK-së në këtë fazë.

“Unë e dij që për reciprocitet edhe LDK-ja ka qenë pro, edhe ajo na ka përkrahur neve në këtë çështje. Dihet qëndrimi i VV-së, por nuk po e kuptoj pse LDK-ja tash po sillet kështu”, tha Bulliqi për GazetaBlic.

Gjatë ditës së sotme, lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti, se tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë nuk hiqet, kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së, madje edhe vetë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili tha se Kurti nuk e ka hequr tarifën shkaku i vetëvetës, dhe jo i LDK-së.

I ashpër ka qenë reagimi edhe i Ministrit të Punëve të Jashtme, Agim Veliut, i cili ka thënë se Kurti po gabon shumë duke marrë vendime të tilla.

Të ngjashme