Deputeti i VV-së për “Nobelin”: Orkestrim i Genellit

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se nominimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe është orkestrim i të dërguarit të Posaçëm për Dialogun, Richard Grenell.

“Grenell sapo publikoi se Trump qenka nominu për çmimin Nobel për ‘marrëveshjen Kosovë/Serbi.’ Çfare orkestrimi i dobët! E kemi thënë këtë gjatë gjithë kohës, gjithçka që bëri Grenell, përfshi interferencën e tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka qenë një përpjekje për të marrë një trofe dhe për ta përdorur atë për qëllime zgjedhore të nëntorit në SHBA”, ka thënë Basha, transmeton Klan Kosova.

“Grenell ndihmoi instalimin e marionetave që të marr një çfardo nënshkrimi, dhe çmimin e pisllëkut të tij e pagoi Kosova, kurse e mundësoi marioneta Hoti”.

Të ngjashme