Deputeti i VV-së shuan shpresat për një koalicion të shpejtë me LDK-në

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka folur në lidhje me marrëveshjen e mundshme LDK-LVV.

Murati ka theksuar se LVV-ja nuk insiston në poste e ministri por synon të bëjë një qeveri funskionale .

Ai më tutje shprehet se dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe shkruan Murati.

Postimi i plotë:

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.

Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.

Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe.

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm. Por për shkak të funksionit që ato poste…

Gepostet von Hekuran Murati am Donnerstag, 9. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme