Deputeti i VV-së thotë se taksa u vendos prej dëshpërimit – Opozitën i quan hipokritë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati i ka quajtur hipokritë deputetët e opozitës për shkak se po kërkojnë llogaridhënie nga qeveria ende pa u bërë një muaj nga formimi i saj, raporton Ekonomia Online.  

“Këtu afër janë këto slogane, po më vjen mirë që opozita ka filluar të kërkojë llogaridhënie nga qeveria. Çka është hipokrizi është që po kërkon llogari ende pa u bërë 1 muaj punë qeveria Kurti. Nuk bën me u keqpërdor çështja e të pagjeturve për politikë.”,  është shprehur ai duke i komentuar parullat e vendosura nga deputetët e opozitës.

Ndërkaq, ai ka vlerësuar se  taksa prej 100 për qind, ishte një masë e vendosur pa konsultime dhe pa koordinim me partnerët tanë.

“Me 6 nëntor të vitit 2018, fillimisht u propozua tarifa prej 10%, ishte një veprim i ndërmarr prej dëshpërimit, ishte një klithë dëshpërimi. Në njërën anë e kishim Serbinë që po bënte një fushatë të egër  për çnjohjen e Kosovës. Vendosja e një mase të tillë u vendos si një revansh. Pas dy jave, u përshkallëzua në masën 100 për qind”, tha ai.

Të ngjashme