Deputeti i VV’së: 1 mijë testet e Serbisë nuk e cenuan sovranitetin sikur zgjedhjet e sotme

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV’së, Fitim Haziri është ankuar se s’po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Ka thënë se ishte bërë bujë e madhe kur Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pranoi donacionin e Serbisë prej 1 mijë testeve për COVID-19.

“Me 1000 teste që erdhën donacion nga Serbia nuk u cënua sovranitet i Shtetit të Kosovës, që ishte bërë bujë nga të gjithë që sot heshtin”, ka shkruar Haziri, në një reagim në Fb.

“Sot nuk votoi vetëm Lista Srpska në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Sot “votuan” edhe ata që u bënë bashkë me këtë parti të Beogradit për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Sovraniteti u cënua nga zgjedhjet e sodit që qeveria aktuale i lejoi të mbahen. Çka pritet tjeter nga kjo qeveri Koti përveç poshtërim, denigrim, nënçmim, përbuzje të vetës, shtetit dhe të popullit”, ka shkruar ai.

Sot nuk votoi vetëm Lista Srpska në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Sot "votuan" edhe ata që u bënë bashkë…

Gepostet von Fitim Haziri am Sonntag, 21. Juni 2020


Të ngjashme