Deputeti Krasniqi: Nuk e votoj një qeveri që formohet pa fituesin e zgjedhjeve

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Elbert Krasniqi nga IRKD, ka deklaruar se ka disa ditë që nga partitë politike po i shkojnë oferta të ndryshme për të dhënë votën për krijimin e qeverisë së re.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ai nuk do të votojë një qeveri e cila formohet pa fituesin e zgjedhjeve.

“Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari”, ka shkruar ai.

Krasniqi iu ishte bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në nëntor të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të ngjashme