Deputeti kroat: Kosova do ta ketë përkrahjen e Kroacisë në rrugën drejt Evropës

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:17 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Miqësisë Kosovë-Kroaci i Parlamentit kroat ka takuar Grupin e Miqësisë Kosovë-Kroaci të Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, kryetari i grupit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se shpresojnë që do të mësojnë nga përvoja e Kroacisë në arritjen e konsensusit politik për temat nacionale. Hoti shtoi se do të qojnë përpara agjendën e dy grupeve të miqësisë, raporton Ekonomia Online.

“Kishim takim shumë miqësor. E falënderuam delegacionin për mbështetjen qe Kroacia i ka dhënë Kosovës. Nga 120 deputete të Kuvendit të Kosovës 26 janë në këtë grup të miqësisë. Ne si Kuvend do të qojmë përpara këtë agjendë. Besoj shumë që do të mësojmë nga përvoja e Kroacisë në veçanti në arritjen konsensusit politik për temat nacionale”.

Ndërsa kryetari i grupit nga Kroacia, Andrija Mikuliq, tha se në takim u morën vesh që takimet mes grupeve në të ardhmen të mbahen çdo tre apo gjashtë muaj.

Ai deklaroi se do t’i konkretizojnë gjërat për të cilat diskutuan në takim, derisa shtoi se Kosova gjithë herë do ta ketë përkrahjen e Kroacisë në rrugën drejt Evropës, raporton EO.

“Ajo që dëshiroj të them është se ne do të punojmë për rritjen e bashkëpunimit parlamentar. U morëm vesh që të në të ardhmen të kemi takime çdo tre apo gjashtë muaj. Do ti konkretizojmë gjerat për e cilat biseduam. Kroacia gjithherë do t’i ndihmojë Kosovës drejt rrugës për në Evropë”.

Ndërsa Ermina, Lekaj- Përlaskaj, deputetja e vetme shqiptarë në parlamentin e Kroacisë, tha se në shtator pritet të mbahet një forum ekonomik në të cilin do të marrë pjesë edhe kryetari i Kroacisë.

“Në Kroaci për here të parë është themeluar grupi miqësor në vitin 2017, ky takim është qëllim që të kemi raporte sa më të mira, të japim mbështetje në rrugën evropiane, dhe ne rrugën ekonomike me një forum që do të mbahet në shtator kundo të marrë pjesë edhe kryetari i qeverisë së Kroacisë. Mundohem që të merrem me kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar. Nevojat janë te ndryshme por i kemi bërë disa objektiva”.

Grupi i Miqësisë Kosovë-Kroaci i Parlamentit kroat është takuat edhe  me anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu edhe me anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Kosovës.

Kurse në mëngjes ata u pritën në takim nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Të ngjashme