Deputeti Matoshi falenderon deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AKR-së, Fatmir Matoshi falenderoi deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ngritën duart PËR, në votimin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se Gjilani tani e tutje do ta ketë Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza.

Njoftimi i plotë:

Përfundimisht, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës i ngritën duart PËR, në votimin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjilani ashtu si punuam për rreth dy vite pa ndalur tanimë do ta ketë Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe kështu do të zgjidh njërin nga problemet më të mëdha me të cilin është ballafaquar.


Faleminderit deputetëve që ngritën dorën Për.
Gjithashtu edhe një angazhim i madh sa ishim në MMPH sot është kurorëzuar me marrëveshje ndërkombëtare, Projekti për kadastër të patundshmërive dhe infrastrukturë gjeohapësinore.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe falënderim për bashkëpunimin e sinqertë për Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Bankën Botërore të cilat mbështesin këto dy projekte.

Të ngjashme