“Deputeti që e gjithë Kosova e njeh si shurdhues”, përplasje ndërmjet Kurtit dhe Tahirit

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Një përplasje ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, kur po bëhet “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tahiri iu drejtua Kurtit duke i thënë se ka punësuar militantë në kuadër të këtij institucioni, dhe se ata nuk janë njerëzit e duhur për të kryer këto hulumtime e dokumentime të krimeve gjatë luftës.

“Qeveria është trup ekzekutive, nuk ben hulutime shkencore. Ajo është një instut që duhet m’u themelu si një trup e pavarur. Sot je duke e ndërtu një strukturë shtetërore me nënpunës civilë të cilët nuk arrijnë me kry punën e tyre. Mandati është jashtëzakonisht i mirë dhe qëllimet, por përmbushja e tyre me këtë strukturë që na ke prezantu është e paarritshme. Duhet përcaktuar strukturën e njerëzve të cilët kanë me hulumtur krimet e luftës, nënpunës civilë njerëz me 3 vjet përvojë pune nuk arrijnë me bërë këtë punë, publikimet e tyre kanë me qenë të pavlera. Emrat e atyre njerëzve kanë me bo hala ma shumë të pabesueshem. Punësimi i militantëve në kuadër të ketij institucioni, nuk janë njerëzit e duhur se duhet me pas grada shkencore”, tha Tahiri.

Replika nuk mungoi nga Kryeministri Kurti i cili tha se Tahiri e ka mendjen te militantët, derisa e quajti edhe deputet shurdhues.

“Posa treguat se ku e keni mendjen, te punësimi i militantëve. Këtu bëhet fjalë për vullnet, hulumtim dhe dokumentim të krimeve të Serbisë, e partizoni çështjen dhe e banalizoni. Ju keni qenë vet Minister i Drejtësisë, dhe e dimë çfarë kemi bërë. Ju skeni kurrfarë legjitimiteti të flisni gjepura këtu, deputeti që e gjithë Kosova e njeh si shurdhues”, tha Kurti.

“Ulu, ulu”, ia kthen deputeti i Kosovës.

Të ngjashme