Deputeti Sejdi Hoxha kërkon që të ftohet Lutfi Haziri në raportim për procesin e privatizimit

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 14:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar deputetja, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM. Këtu u kërkua që Lutfi Haziri të ftohet për raportim për çështjen e privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit Hajrullah Çeku i tha Kusarit-Lila që arsyeja e ftuarjes në Komision është një deklaratë e juaja në lidhje me procesin e privatizimit.

Ai tha se nuk beson se ndonjë anëtar duhet të marrë vërejtje për këtë çështje sepse ndërhyrjet politike janë pjesë e hetimit të këtij komisioni dhe është legjitime të bëjnë pyetje të tilla në komision.

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është pak qesharake sepse tema është nis në këtë komision se a i përket procesit të privatizimit duke u bazuar në deklarata mediatike.

“Prandaj u nis ketu dhe po përmbyllet këtu. Unë ju rekomandoj që çështjen e privatizimit mos me bazu deklarata mediatike. Procesi i privatizimit ka mjaftueshëm të cilat mundemi mi bo… poashtu Bekë secili njeri mban veprimet kudo cfarë subjekti është”, tha Kusari-Lila.

“Patë shumë zhurmë sa i përket hidrocentraleve, aktakuza është publike, për tjerat nuk po e shoh të arsyeshme sepse është segment i KEDS-it”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se kjo ka qenë një keqkuptim dhe për këtë arsyeje duhet ta lirojmë deputeten Kusari-Lila.

“Goxha ka njëherë në pushtet ka qenë edhe zonja Kusari Lila. Kam emra plot por nuk dua t’i përmend dhe dua të mbyll këtë punë. Nëse nuk ka përmbajtje që mund të na përgjigjet deputetja për këtë temë e lirojmë i kërkojmë falje për keqkuptim”, tha Berisha.

Më tutje, Deputeti Sejdi Hoxha tha se u kanë hapur derën VV-ja sa i përket punësimit në procesin e privatizimit.

“Privatizuesit që janë në VV. Rezultati i kësaj nuk kemi mundur të nxjerrim më shumë sesa ajo që është publike rreth privatizimit të KEDS sa i përket hidrocentraleve”, tha Hoxha.

Në fund, e liruan zonjën Kusari Lila dhe i këkuan falje në emër të Komisionit.

Tutje, Çeku tha që duhet ftuar të gjithë anëtarët e Komisionit qeveritar për privatizimit të KEDS jo vetëm të 4 Hidrocentraleve.

“Ne nuk po tentojmë ta menjanojmë këtë çështjë por m’i ftu të gjithë që kanë qenë në Komision përfshirë edhe zonjën Kusari Lila”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati tha se është i pajtimit që të ftohen të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

“Andaj unë jam për t’i thirrur kushdo q ëmund të na ndihmojë për të nxjerrë informata. Arsyeja pse kemi ftuar Besim Beqaj është se ka qenë kryesues. Por se si ka shku procesi i privatizimit janë informatat”, tha Murati.

Tutje, Sejdi Hoxha tha se duhet të ftohet Lutfi Haziri sa i përket procesit të privatizimit.

Ndërsa, deputeti Bekë Berisha tha se nuk është për të ftuar më shumë dëshmitar.

Ata hodhën në votim që të gjithë anëtarët e komisionit qeveritar për privatizim të KEDS-it të ftohen, ku me shumicë votash u aprovua vendimi dhe tani mbetet vetëm të aranzhohen intervistat.

Të ngjashme