Deputeti Veton Berisha iu shkruan ambasadave: Komuniteti egjiptas po lufton për mbijetesë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, iu është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave ndërmombëtare e vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij po përballet edhe me mbijetesë, në këtë kohë pandemie.

Ai kritikon Qeverinë në detyrë, e cila sipas tij nuk po i merr parasysh kërkesat e kë tij komuniteti.

Berisha bën thirrje që në afat të shpejtë dhe konkret të ndihmohet komuniteti Egjiptian te cilin ai e përfaqëson ne Kuvendin e Kosovës, pasi ky komunitet “po ballafaqohet me vështirësi te mëdha socio-ekonomike dhe po bën luftë për mbijetesë ne këtë kohe pandemie ne Kosovë”.

“Vendosa per te ju drejtuar te lartpërmendurve pas qe tani me po behen 1 muaj insistim nga ne qe komuniteti Egjiptian te pranoj ndihme per mbijetes nga Qeveria e Republikes se Kosoves por kjo deri me tani nuk po ndodh dhe ne as zyrtarisht nuk po marim pergjigje ndaj kerkesave tona nga zyra e kryeminstrit”, sqaron deputeti Berisha, më shkresln dërguar medieve.

Shkresa drejtuar sot ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare dhe vendore:

Të ngjashme