Deputeti i VV-së fton deputetët e komuniteteve të kthen në Kuvend

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 11:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi ka folur për mungesën që po vazhdojnë ta bëjnë në sallë përfaqësuesit e komuniteteve si dhe koalicionit PAN.

Kurteshi ka treguar se deputetët që i ka cilësuar si të pakicës jo shumicë nuk janë formalisht pjesë e koalicionit PAN. Sipas tij, pse të njëjtit po vazhdojnë që të bojkotojnë seancën.

“Neni 58 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës paragrafi 7 thotë se Kosova siguron në baza diskriminuese të gjitha komunitetet që të ushtrojnë të gjithat detyrat e tyre në interes të vendit. Ndërsa neni 21 i rregullores së kuvendit thotë se deputeti ka të drejtat dhe detyrat e barabarta të kuvendit dhe vepron sipas bindjes të plotë të tyre”, është shprehur Kurteshi.

“Përfaqësues të komunitetev ashtu siç quhen jo shumicë ata nuk mund të bojkotojnë seancën e kuvendit. Përfaqësuesit e komuniteve me vendet e garantuara në kuvend për shkak të votës së kërkuar për të qenë pjesë e këtij kuvendi janë të obliguar dhe duhet të jenë të pranishëm në Kuvend”, ka thënë ai.

Të ngjashme