Deputetja e AAK-së, Qeverisë: Dështuat në javët e para

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim me pandeminë, si dhe dështimin e saj për t’i ofruar qytetarit mirëqenien e premtuar.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook, Bytyqi i ka përkujtuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjes aktuale të shtetit për hedhjen e gurëve, vezëve, koktejin e molotovit dhe shkatërrimet tjera që janë bërë ndaj qeverive të kaluara.

“Qeveria e re, më kritikuesja për keqmenaxhim gjatë dy dekadave në Kosovë, sot e përditë na ofron pamje të një keqmenaxhimi të çdo pune e sidomos lidhur me çështjen më të ndejshme, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Ju që çdo ditë drejtuat gishtin ka qeveritë në detyrë, gjuajtët me vezë, gurë e besa edhe gazë lotsjellës e koktej molotovi thyet e shkatërruat vetura e objekte institucionale”, ka shkruar Bytyqi.

Të ngjashme