Deputetja e AAK-së i bashkëngjitet protestës së veteranëve

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:22 | Nga Fitore Berisha

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK(, Time Kadriaj, iu është bashkëngjitur protestës së veteranëve të cilët po protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës, raporton Ekonomia Online.

“Kemi kërkuar që të pauzohet seanca për shkak që kemi kërkuar dialog me shoqatat. Unë jam veterane dhe ju kam bashkëngjit si e tillë. Është një pauzë në seancë ne kemi kërkuar partitë opozitare që të ndërpritet seanca sepse është e padrejtë kjo që janë detyruar veteranët të protestojnë për minimumin e pagës që është e garantuat me ligj dhe kemi kërkuar që qeveria të reflektoj dhe të filloj dialogu me shoqatat”, tha ajo.

Të ngjashme